EMRAT/ OFL u kërkon deklarimin e pasurisë, kush janë të dënuarit për drogë dhe vrasje

EMRAT/ OFL u kërkon deklarimin e pasurisë,…

OFL u ka dërguar formularët për deklarimin e pasurive 4 të dënuarve për prodhim, shitje, trafikim narkotikësh dhe vrasje.

Personat që duhet t’i përgjigjen kërkesës së OFL-së brenda 48 orëve janë:

Jorgo Zguri, i dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh;

Kristi Pojani, i dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh;

Gjergji Ziu, i dënuar për vrasje me paramendim, mbetur në tentativë;

Bashkim Demrozi, i dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Përgjigjet më pas do t’i dërgohet SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:
OFL, 15 korrik
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

J.Z., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

K.P., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Gj.Z., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim;

B.D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit