EMRAT/ Plas sherri në paraburgimin e Vlorës mes 4 të dënuarve, rrihen edhe gardianët

EMRAT/ Plas sherri në paraburgimin e Vlorës…

Katër të paraburgosur në Vlorë mësohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në ambientet e dhomës së telefonatave.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur më 3 Maj, ndërsa dhunës nuk i kanë shpëtuar as gardianët e burgut.

Eduart Xhezo, Emilent Xhepa, Lulzim Demiraj të cilët kanë rrahur dhe dhunuar të dënuarin tjetër Eduart Ahmeti, ndërsa kanë dhunuar edhe gardianët e burgut në momentin që kanë ndërhyrë për t’i ndarë.

Pas sherrit, Eduart Xhezon, Emilent Xhepën dhe Lulzim Demirajn janë izoluar për tre muaj në biruca.  “BalkanWeb” publikon vendimin e gjykatës për izolimin e një prej të burgosurve, Lulzim Demiraj për tre muaj.

/360grade.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit