Emrat pa kuptim dhe identitet që përdorin shqiptarët për fëmijët... dhe ato të ndaluar me ligj

Emrat pa kuptim dhe identitet që përdorin…

Përzgjedhja e emrit të fëmijës që pret të vijë në jetë, është një hap vështirësie për çdo prind.

Sot, ka emra të shumtë, dhe nuk ka aq shumë kufizime sa dikur krahasuar me periudhën e komunizmit, kur nuk lejoheshin emra të huaj.

Nisur nga kjo, prindërit përpiqen që të zgjedhin një emër me kuptim historik apo arsyetim, në mënyrë që të kemi diçka për t’iu shpjeguar fëmijëve në lidhje me emrin e përzgjedhur.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e fundit emrat më të përdorur për vajza janë: Amelia dhe Ajla, ndërsa për meshkuj janë, Noel dhe Aron.

Ajo që vlen të theksohet është fakti, që emrat shqiptarë pothuajse nuk përdoren fare dhe në listën me 10 emra më të preferuar vëren që të gjithë janë të huaj.

Ndërsa, nëse vëzhgojmë përdorimin e emrave në 10 vitet e fundit, konstatohet që më të përdorurit për meshkujt janë: Noel (402), Aron (190), Joel (188).

Ndërsa për femrat, më të përdorur janë: Amelia (499), Ajla (327), Aria (182).

Disa prej emrave që nuk lejohen me ligj në Shqipëri janë: Mjaftoni, Mbarime, Sose, Xhenaze, Zehere si dhe për meshkuj: Bretk, Berr, Cub dhe të tjerë.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit