EMRAT/ Tritol fqinjit në dritare, dalin detajet

EMRAT/ Tritol fqinjit në dritare, dalin detajet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 60-vjeçar nga fshati Bastar i Mesëm, pasi u kap në flagrancë nga kushëriri i tij, të cilit i vendosi eksploziv në dritaren e shtëpisë.

Policia tha se nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua një pjesë e dritares e dëmtuar, pikërisht në vendin ku gjatë shpërthimit po flinte i dëmtuari Blerim Haxhiu. Në pranga është vënë menjëherë 60-vjeçari Petrit Haxhiu.

Policia tha dje se falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, është identifikuar dhe është vënë në pranga autori i vendosjes së lëndës plasëse në dritaren e banesës së shtetasit Blerim Haxhiu.

I dyshuari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, pasi për disa orë ka qenë duke pirë bashkë me të dëmtuarin. Pas arrestimit të tij, Policia sekuestroi 3 kallëpe me lëndë plasëse, një fitil me detonator dhe 20 metra fitil zjarrpërcjellës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 4, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bastar i Mesëm, ku ishte vendosur një sasi lënde plasëse në banesën e shtetasit B. H., bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’, ‘Kanosja’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’, i shtetasit P. H., 60 vjeç, pasi në fshatin Bastar i Mesëm, Njësia Administrative Zall Bastar, dyshohet se ka vendosur një sasi të vogël lënde plasëse në dritaren e banesës e shtetasit B. H., duke i shkaktuar dëme të lehta materiale”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit