Emrat/ Zbardhen identitetet e të arrestuarve nga operacioni anti-drogë italo-shqiptar

Emrat/ Zbardhen identitetet e të arrestuarve nga…

Mediat na bëjnë të ditur emrat e personave të përfshirë në grupin e strukturuar kriminal që u godit gjatë operacionit italo-shqiptar.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u kapën dhe u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për 7 shtetas, si dhe dy u shpallën në kërkim, konkretisht:

Julian Bejdollari, 43 vjeç, banues në Vlorë,

Aurel Kalari, 53 vjeç, banues në Vlorë,

Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë,

Mariglen Duçellari, 65 vjeç, banues në Vlorë,

Kleo Bregu, 55 vjeç, banues në Vlorë,

Rexhino Muçaj, 25 vjeç, banues në Vlorë,

Alban Koshi, 53 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim, pasi nuk u gjetën gjatë operacionit shtetasit Elton Hamza, 37 vjeç, banues në Orikum, Vlorë dhe Robert Myftari, 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërsa Orhan Duçellari, 46 vjeç, banues në Vlorë, u kap në territorin italian për qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, për llogari të Policisë së Shtetit. Gjatë operacionit nga Policia e Shtetit janë sekuestruar 4 automjete luksoze, një mjet lundrues gomone, rreth 25 mijë euro dhe prova të tjera.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit