EMRI/ Aksident në Fier, humb jetën 26-vjeçari

EMRI/ Aksident në Fier, humb jetën 26-vjeçari

Një 26-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident mbrëmjen e sotme në Fier. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël.

Sipas të dhënave të para A. B., 26 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit