EMRI/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari

EMRI/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u…

Është identifikuar dhe arrestuar drejtuesi i mjetit që aksidentoi për vdekje një këmbësor 40-vjeçar mbrëmjen e djeshme pranë urës së Leshnicës në Pogradec.

Raportohet se bëhet fjalë për 38-vjeçarin, Gentian Capo, i cili është kapur në fshatin Gështenjas të Pogradecit dhe është shoqëruar në komisariat.

Pasi përplasi për vdekje këmbësorin, Capo u largua nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij tip “Volkswagen”.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit