Emri/ Atentat me armë zjarri në Vlorë! Qëllohet për vdekje 40-vjeçari, një automjet digjet në Pyllin e Sodës, dyshohet e autorëve

Emri/ Atentat me armë zjarri në Vlorë!…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një 40-vjeçar është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në spital.

Gentian Qarri ka qenë duke ecur në këmbë në lagjen ”29 Nëntori”, ndërsa autorët kanë qëlluar nga makina e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Qarri më pas është shoqëruar në ambientet e spitalit nga kalimtarët e rastit ku edhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Pas atentatit, një automjet po digjet në Pyllin e Sodës, duke ngritur dyshime se ëshstë makina e autorëve.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Top Channel

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit