Emri/ I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet shqiptari në Itali

Emri/ I shpallur në kërkim për tentativë…

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Shqiptari i arrestuar është, Ferdinand Ndoja 44-vjeç.

Ai ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Lezhës për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Ndoja gjithashtu, është përgjegjës edhe për veprën penale të prodhimit pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se tashmë shqiptari ndodhet në paraburgim dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Burimi: Malpensa24

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit