Zotëron vilë superluksoze/ Ky është shqiptari që u vra në Mykonos

Zotëron vilë superluksoze/ Ky është shqiptari që…

Ndërsa autori i vrasjes së 34-vjeçarit shqiptar Visar Dakramaj, në Mykonos është duke përgatitur linjën e mbrojtjes, vajza, e cila u bë mollë sherri ka mbetur e tronditur. 

23-vjeçarja që punonte në një lokal nate raportohet se është në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Të njëjtat informacione për Protothema thonë se vajza ka dëshmuar dhe ka thënë se ka pasur një lidhje me viktimën dy vite më parë. Autori, sipas të njëjtave burime, ishte shprehur i interesuar dhe kur ka parë shqiptarin e dehur duke u sjellë keq ndaj saj në Skylabela after club, ka ndërhyrë. 

Autori, biznesmen grek është goditur me grusht nga shqiptari, për pasojë situata ka arritur në ekstrem dhe historia ka përfunduar në përdorimin e armës.

Sipas burimeve policore dhe siç është regjistruar ngjarja, gjithçka ka ndodhur brenda 10 minutave. 

Nën ndikimin e një sasie të madhe alkooli 33-vjeçari Mikonian, pas vrasjes mizore të shqiptarit ka nxituar të zhduket për t’u paraqitur një orë e gjysmë më vonë, në orën 07:30, në Polici. 

“Pas aktit autori është arratisur, por në kuadër të kontrollit policor në orën 07:30 është paraqitur në Në/Drejtorinë e Policisë Mykonos dhe është arrestuar, ndërsa i është konfiskuar arma e gjahut e gjetur në automjet”, thuhet në informacion.

33-vjeçari, i cili sipas informacioneve është vëllai i një gruaje të zgjedhur në bashkinë e Mykonos, po tenton me avokaten e tij të përvijojë linjën e tij të mbrojtjes dhe do e drejtojë te fakti se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike. 

Vihet re se shqiptari jetonte prej vitesh në Mykonos dhe kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të ishullit, të cilën e linte me qira gjatë muajve të verës përmes platformës Airbnb.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit