EMRI/ Mashtronte persona për ti dërguar në Kanada, arrestohet ‘Biznesmenja’, ja sa e ka dënuar gjykata

EMRI/ Mashtronte persona për ti dërguar në…

Luli Makashi, gruaja që mashtronte njerëzit duke i premtuar viza për në Kanada dhe SHBA, është kapur.

Nëpërmjet agjencisë “Ande Lm”, kjo shtetase mashtronte persona se do i dërgonte në Kanada duke i marrë deri në 20 000 dollarë.

Sipas Prokurorisë, Luli Makashi me të bijën e saj, Adelën, u akuzuan se kanë mashtruar 360 shqiptarë te cilet kane paguar rreth 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim.

Policia e Tiranës njoftoi se ndalimi i saj u bë këtë të enjte nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

“U bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasen Luli Makashi, 57 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, vendim të cilin e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit Tiranë”, tha Policia.

Makashi u arrestua edhe ne vitin 2016, ne aeroportin e Rinasit teksa kthehej nga Kanadaja me te bijen.

PJESE NGA DOSJA HETIMORE E PROKURORISE

Nga tërësia e hetimeve ka rezultuar se shoqëria me administratore të pandehurën Lule Makashi është një shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar, me objekt të veprimtarisë së saj si agjenci shërbimesh, hapje dhe funksionimi i agjencive të punësimit duke ndërmjetësuar e punësuar brenda dhe jashtë vendit.

Për çdo aplikant plotësohej një kontartë shërbimi në të cilën përcaktoheshin të drejta dhe detyrime si dhe mënyra e veprimit në rast tërheqje të aplikantit apo në rastet kur nuk pajiseshin me vizë apo nuk lidhej kontrata e punës.

Pagesa kryhej në bankë në numrin e llogarisë së shoqërisë. Nga praktikat e ardhura nga banka lidhur me gjendjen e llogarisë rezulton se nga kjo llogari janë kryer tërheqiet e lekëve nga punonjës të ndryshëm pranë shoqërisë. Pavaresisht faktit se shërbimi për të cilin ishte lidhur kontrata nuk ofrohej aplikantëve nuk u kthehej vlera monetare e paguar, sipas parashikimeve në kontratë.

Në shumë raste aplikantët paguanin për një shërbim dhe ai shërbim nuk ofrohej duke u propozuar aplikimin për një shërbim tjetër (përshembull nga vizë punësimi në vizë studimi, ose anasjelltas) duke mos iu ofruar përfundimisht asnjë lloj shërbimi dhe duke mos iu kthyer asnjë lloj pagese e kryer.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit