Një 21-vjeçar është arrestuar pasi strehonte kushurëririn e tij, Marklen Hakën. Shtetasi Klajdi Haka kishte ndihmuar kurshëririn e tij, të shumëkërkuarin Marklen Haka që të fshihej duke e strehuar në banesën e tij në Nikel, në Liqenin e Bacungut. Marklen Haka u arrestua ditën e djeshme në Nikel gjatë një operacioni policor, bashkë me të ranë në pranga edhe katër persona të tjerë. Mes tyre edhe 21- vjeçari Klajdi Haka. Ndërkaq në banesën e tij policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë. I riu akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
‘Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.’, njofton policia.