EMRI/ Përdhunoi një 17-vjeçare, prangoset 47-vjeçari në Durrës

EMRI/ Përdhunoi një 17-vjeçare, prangoset 47-vjeçari në…

Një 47-vjeçar në Durrës ka përfunduar në prangat e policisë pasi është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Në pranga ka rënë Gëzim Aleksi, banues në Xhavzotaj, i cili akuzohet nga një 17-vjeçare se ka abuzuar seksualisht me të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 47 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas ka abuzuar seksualisht. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e këtij kallëzimi”, thuhet në njoftim.

Rastet e përdhunimit janë shtuar në vendin tonë dhe pavarësisht kësaj autorët marrin dënime të lehta nga gjykatat. Çka mund të jetë shkak që këta abuzues nuk tremben dhe vazhdojnë të abuzojnë me vajzat e mitura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit