EMRI/ Vrasja e 57-vjeçarit brenda në kamionçinë, Policia arreston autorin. Motivet që nxitën krimin

EMRI/ Vrasja e 57-vjeçarit brenda në kamionçinë,…

Policia e Gjirokastrës shprehet se ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e 57-vjeçarit Gëzim Saraçi.

Ai quhet Mihal Thimjo, dhe ishte shpallur në kërkim nga policia.

Gëzim Saraçi u vra dje brenda kamionçinës së tij.

Autori është kapur në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”, referuar burimeve policore.

Të dy personat kishin njohje familjare, ndërkohë ditën e djeshme, para krimit, kishin qenë për drekë në Poliçan të Zagorisë.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit.

Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë në kokë, që solli vdekjen e 57-vjeçarit.

Ndërkohë, edhe autori ka plagë në shpatull e këmbë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit