Ngjarja në Tushemisht/ Mariglen Topuzi, personi që bëri 'shosh' 6 makina me automatik...

Ngjarja në Tushemisht/ Mariglen Topuzi, personi që…

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin Mariglen Topuzi, një nga autorët e ngjarjes së djeshme në hotel “Voloreka” në Pogradec.

Mariglen Topuzi është një nga autorët e ngjarjes së djeshme në hotel “Voloreka” në Pogradec.

Mësohet se 34-vjeçari është nga fshati Buçimas, i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ndërkohë, për ngjarjen e djeshme policia ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë,  I. B., 52 vjeç,  M. B., 34 vjeç, dhe B. S., 28 vjeç.

Mariglen Topuzi

Ngjarja e rëndë ndodhi në orë e para të mëngjesit të djeshëm, ky dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec.

Ky biznes turistik është në pronësi të Jetmir Muçollarit.

Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit.

Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu.

Ky është atentati i dytë brenda 1 javë që ndodh në këtë hotel.

Vetë Jemir Muçollari deklaroi se 2 djemëve të tij, po u rrezikohet jeta dhe kërkoi mbrojte nga policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit