
Një ndjekëse e JOQ ALBANIA ka denoncuar publikisht një rast mashtrimi dhe abuzimi financiar që, sipas saj, ka ndodhur në prill të vitit të kaluar.
Ajo ka treguar se është mashtruar nga një person me emrin Enajd Nelaj, i cili aktualisht ndodhet në Dubai, dhe pas përfitimit të shumës prej mbi 5,000 euro, e ka bllokuar në çdo rrjet komunikimi.
“Isha në marrëdhënie shoqërore me të. Ma kërkoi si ndihmë për ‘punë’, dhe unë ja dhashë paratë nga karta ime personale sepse besoja te ai. Por pas disa kohësh, më bllokoi kudo. As nuk më njeh më, as nuk më kthen përgjigje. Ka kaluar një vit.”
Vajza tregon se ka tentuar të flasë edhe me familjarët e tij, por pa sukses. Pasi foli në telefon me nënën e Enajdit, edhe ajo e bllokoi.
“Kam të gjitha provat: transaksionet bankare, mesazhet.”
E zhgënjyer nga kjo pabesi vajza ka vendosur ta bëjë çështjen publike me shpresën se familja e tij, ose vetë ai, do marrin përgjegjësi dhe do i kthejnë paratë që i takojnë me të drejtë.
Denoncimi i vajzës:
Pershendetje Joq, nuk eshte vetem ky eshte shtuar dhe nje tjeter ne liste quhet Enajd Nelaj, merr pagesa ben blerjet e tij dhe me pas te ben bllok dhe mendon se do i bej pune blloku meqe rri ne Dubai, ben sikur ste njeh dhe ste hap mesazhet eshte me i pafytyre se ky qe keni postuar. Ka 1 vit qe po i kerkoj leket e mia dhe as nuk tenton te me kthej asnje pergjigje. Ne qofte se doni mund ta publikoni tjua dergoj, por e dua qe te mos me publikohet emri im
Kam marredhenie shok pas shoku. Ma kerkoi si ndihm per pune pune dhe ja dhashe besoj se e shihni ne mesazhe
Ne 26 prill kam folur per here te fundit. Kam folur me mamin e tij Foli ne telefon me mua dhe me ber bllok
5000€ eshte qe ai me ka harxhuar nga llogaria. Dhe 1200€ por i kerkova te pakten 5000€
Por nuk po i gjej dot zgjidhje ksaj ceshtje u be gati 1 vit, Dhe te pakten ta bej publike qe te me paguajne prindrit e tij pasi me kane ber bllok ne cdo vend
Ne qofte se deshiron te coj trasaksionet qe ka kryer ai nga llogaria ime, Denoncim ne polici si kam bere Pasi blerjet jane bere me karten time Dhe kam thene se sdo i marrin per baze