Enajdi që i zhvati 5000€ vajzës që fliste, nip i Lad Kostës oligarkut të "Sky Tower"

Enajdi që i zhvati 5000€ vajzës që…

Një e re ka denoncuar në JOQ Albania një rast të rëndë mashtrimi dhe abuzimi financiar, që sipas saj ka ndodhur në prill të vitit të kaluar. Ajo rrëfen se është mashtruar nga Enajd Nelaj, i cili aktualisht ndodhet në Dubai, dhe pasi përfitoi mbi 5,000 euro, e ka bllokuar në çdo rrjet komunikimi.

JOQ ka zbuluar se Enajdi është nipi i Vladimir Kostës, pronarit të kullës Sky Tower. Nipi i oligarkut paska rënë aq keq në lek sa nuk guxon t’i marrë para dajës kurrnac së krimbur në tendera, por mashtron si ‘Tinder Swindler’ vajzat në Instagram, duke bërë blerje të shtrenjta në Dubai me kartat e tyre…

“Isha në marrëdhënie shoqërore me të. Ma kërkoi si ndihmë për ‘punë’, dhe unë ja dhashë paratë nga karta ime personale sepse besoja te ai. Por pas disa kohësh, më bllokoi kudo. As nuk më njeh më, as nuk më kthen përgjigje. Ka kaluar një vit,” ka rrëfyer ajo.

Sipas vajzës, përpjekjet për të komunikuar me familjarët e tij kanë dështuar, pasi edhe nëna e Enajdit, motra e oligarkut e ka bllokuar pas një telefonate që vajza i ka bërë.

“Kam të gjitha provat: transaksionet bankare, mesazhet,” shton ajo, duke apeluar publikisht që familja ose vetë Enajdi të marrin përgjegjësi dhe të kthejnë shumën e parave që i takojnë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit