Enca 26 vjeç, festa e çmendur në Dubai, FOTO

Enca 26 vjeç, festa e çmendur në…

Këngëtarja Enca Haxhia ka festuar 26-vjetorin e lindjes. Ajo ka zgjedhur si destinacion për të festuar datëlindjen e saj, Dubain, i njohur për cmimet  e kripura dhe luksin. Këngëtarja është surprizuar nga miqtë e saj të shumtë.

Në “Instasytory”, Enca ka publikuar pamje të shumta nga festa e “çmendur”, ku feston me shampanjë. Ndërkohë miqtë e saj shfaqen duke mbajtur në duar fishekzjarrë teksa kërcejnë.

Gjithashtu këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet me një fustan me dekolte të hapur, ku në duar mban një buqetë të madhe me trëndafila.
“Miss Ditëlindja. Duke festuar këtë ditëlindje në vendin tim të ri të preferuar”, shkruan Enca bashkëngjitur kësaj poze.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit