Enca tregon se kush ia paguan pushimet luksoze në Dubai

Enca tregon se kush ia paguan pushimet…

Këngëtarja e famshme Enca ndodhet prej disa ditësh në Dubai, ku po relaksohet dhe po shijon pushimet.

Ajo është shfaqur me shoqet e saj, por pavarësisht kësaj, nuk kanë munguar pyetjet që kanë kërkuar të dinë se kush ia ka paguar pushimet këngëtares.

Kjo gjë e ka acaruar Encën, e cila ka publikuar disa video në Instastory ku tregon se është e zonja e vetes dhe nuk ka nevojë që pushimet t’ja paguajnë sheikët e princat.

“Të gjithë e dinë që jam bose, nuk kam nevojë për as për sheik, as princ dhe për asnjë mashkull për të më paguar pushimet.

Jam top artist dhe kam qenë top artiste për vite. Mund të përballoj çdo gjë që ma do ***.

Dubai nuk është as Marsi, as Hëna që të jetë e paarritshme, kështu të gjithë ata që pyesin kush po ta paguan, mbylle gojën, boll u tregove i ulët dhe injorant.

Duket që s’keni respekt për femrat, për mamatë tuaja, për vajzat tuaja, për të dashurat tuaja”, është shprehur Enca.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit