Endacaku nga Tirana humbet jetën në Bulqizë, gjendet në rrugë por dyshohet se...

Endacaku nga Tirana humbet jetën në Bulqizë,…

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një ngjarje aspak të zakonshme madje të rëndë në qytetin e Bulqizës.

Një shtetas 33-vjeçar, është hedhur nga lartësia e një pallati dhe për pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50 të mëngjesit në lagjen “Minatori”, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet G.S.

Bëhet me dije se viktima ishte endacak dhe kishte edhe probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bulqizë/ informacion paraprak nga Policia

“Më datë 17.07.2020, rreth orës 06:50,  në lagjen ‘Minatori’ Bulqizë, është gjetur  pa shenja jete shtetasi, G.S, rreth 33 vjeç, lindur në Tiranë, (endacak dhe me probleme të shëndetit mendor).

Nga veprimet paraprake të kryera nga Policia dyshohet se është hedhur nga një pallat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit