Ende asnjë gjurmë nga zhdukja e 3-vjeçarit, policia e Durrësit arreston dy persona

Ende asnjë gjurmë nga zhdukja e 3-vjeçarit,…

Ende asnjë gjurmë nga 3-vjeçari i zhdukur para pesë ditësh në Durrës. Ile Gjuni, 23 vjeç denoncoi se djali i saj i mitur ishte marrë nga gjyshërit të cilët nuk ia kthyen më. Bashkëshorti i Ile Gjunit ka ndërruar jetë një vit më parë si pasojë e një aksidentit rrugor dhe në këto kushte e reja ishte larguar në shtëpinë e prindërve të saj. Por gjyshërit e të miturit, prindërit nga i ati, e merrnin çdo javë nipin e tyre për ta takuar.

Policia e Durrësit bën me dije se pavarësisht kërkimeve nuk ka arritur të gjejë të miturin.

Sipas bluve, janë ushtruar kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Gjithashtu, deri më tani policia ka arrestuar dy persona, më konkretisht gjyshin e të miturit 60 vjeç dhe kunatin e tij 49 vjeç.

Më tej, janë shpallur në kërkim gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe vëllai tjetër i saj.

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për individualizimin e përgjegjësisë penale të këtyre 4 shtetasve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjsisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit