Ende i bllokuar aksi Elbasan-Tiranë, nuk lejohen të kalojnë as automjetet me autorizim

Ende i bllokuar aksi Elbasan-Tiranë, nuk lejohen…

Bllokimi i aksit rrugor Elbasan-Tiranë ka shkaktuar radhë kilometrike të mjeteve të cilët tentojnë të shkojnë në drejtim të kryeqytetit.

Edhe pse ndasitë mes dy bashkive, Elbasanit dhe Tiranës në bashki e gjelbër dhe të kuqe ekziston prej një jave, që prej datës 11 Maj, kjo situatë trafiku është vënë re vetëm dy ditët e fundit e lidhur kjo me protestat që po zhvillohen në kryeqytet për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Probleme të mëdha kanë pasur njerëzit që tentojnë të shkojnë drejt kryeqytetit dhe sidomos ata që janë të punësuar atje apo të tjerë që shkojnë për probleme shëndetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit