Endrra që iu bë realitet Klaudia Pepës/ Ja filmi thrîller ku do të marrë pjesë

 Endrra që iu bë realitet Klaudia Pepës/…

Klaudia Pepa është balerina profesioniste shqiptare e cila njihet më së miri për punën e saj në serinë e konkursit Canale 5 Amici di Maria De Filippi.

Ajo do të marrë pjesë në filmin me titull “REVERSE”, projekti më i fundit nga Giuseppe Lepore për Bielle Re.

Filmi do të nisë sot xhirimet në Abruzzo.

Projekt i skenaristit francez Guillaume Pichon, ky film do të drejtohet nga Mauro John Capece dhe ka karakter thrîller ligjor.

Skenari flet për një vràsës serial, psîkopat, që vrét gjithmonë duke përdorur një thikë blu.

Thrîlleri ku interpretojnë Corinna Coroneo dhe Adrien Liss, ndër të tjera, do të shënojë debutimin e shqiptares Klaudia Pepa bashkë me Beppe Convertinin.

Ky lajm e ka entuziazmuar bukuroshen, e cila ka reaguar përmes një sërë postimesh në story, ku shprehet se i është bërë ëndrra realitet!

“Dua të ndaj me ju një lajm të bukur. Më në fund, ëndrra ime u bë realitet”, shprehet ajo.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit