Ëndrra që mbeti përgjysmë/ Kush është futbollisti 18 vjeçari që humbi betejën me sëmundjen

Ëndrra që mbeti përgjysmë/ Kush është futbollisti…

Ndahet nga jeta në moshën 18 vjeçare Dorian Tahirllari, futbollisti të rinjve të Skënderbeut.

18 vjeçari nga fshati Dvoran i Korçës, një djalë i talentuar me një ëndërr të madhe për tu bërë një futbollist me emër, u diagnostikua me tumor malinj, rreth dy vite më parë.
Dorian Tahirllari në shtator të vitit 2018 zbuloi sëmundjen e tij për të cilën i’u desh të bënte kontrolle dhe një operacion për të hequr masën tumoriale.

Vetëm pak kohë më vonë mjekët i zbulojnë një zhvillim të tumorit në stomak dhe shtyllën kurrizore.

Pas kësaj nisi dhe kalvari i gjatë i vuajtjes për të riun. Përveç sëmundjes, familjes së tij i duhej të përballej edhe me pamundësinë për t’i siguruar 18 vjeçarit të gjitha trajtimet e nevojshme.
Përballë kësaj situate të vështirë familja Tahirllari me të ardhura të pakëta, apelonin herë pas here për ndihmë.

Doriani ëndërronte të kthehej aty ku nisi ëndrrën, në fushën e sporti. Ai shpresonte se një ditë do të bëhej mirë dhe ëndrra e tij të vazhdonte, por siç duket kjo ëndërr mbeti përgjysmë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit