“Përshëndetje! JOQ Albania, jam një qytetar nga qyteti i Pogradecit. Pasditen e sotme ka ndodhur një ngjarje ku një djalë i ri, rreth 30 vjeç, tentoi të hidhej nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen 5. Policia mbërriti me vonesë dhe nuk mori masa për të parandaluar ngjarjen.
Ndërkohë, dy të rinj besimtarë myslimanë, që ndodheshin pranë vendngjarjes, vërejtën mungesën e reagimit nga policia dhe vrapuan drejt banesës. Njëri prej tyre, Enes Dautllari, arriti ta tërhiqte me forcë djalin, ndërsa e ndihmoi edhe Erik Oshafi.
Mediat më pas raportuan se ishte merita e policisë, duke mos përmendur fare përpjekjen dhe guximin e dy të rinjve, të cilët në fakt shpëtuan jetën e djalit. Ju falënderoj nëse e postoni këtë ngjarje, sepse nuk është e drejtë që puna dhe sakrifica e tyre të injorohet!”
Ky mesazh ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ për ngjarjen në Pogradec, ku një i ri, rreth 30 vjeç, tentoi t’i japë fund jetës.
Burime për JOQ thonë se dy të rinjtë vepruan më shpejt se policia për të shpëtuar 30-vjeçarin. Një veprim vërtet heroik!