Eni Çobani: Fatos Nano, i vetmi personazh që pranoi menjëherë ndarjen

Eni Çobani: Fatos Nano, i vetmi personazh…

Së fundmi Eni Çobani ishte e ftuar në “Dita e 8”.

Ndër të tjera ajo foli për martesën me bashkëshortin e saj prej 25 vitesh  duke e konsideruar atë si një shembull shumë të mirë.

“Martesa ime është etalon i një martese të lumtur. Gjithmonë kur jap këshilla, marr martesën time si shembull, pasi 25 vite nuk janë pak,” u shpreh ajo.

Çobani ka folur dhe rreth trajtimit të martesave së suksesshme dhe atyre të dështuara në mediat publike.

Ajo tregoi se shumica nga çiftet e njohura e kanë shuam të vështirë ta pranojnë publikisht dështimin ne marteseës së tyre, por veçoi rastin e ish kryeministrit Fatos Nano, i cili pranoi menjëherë sapo u pyet ndarjen nga gruaja e tij.

“Ju kam kërkuar moderatorëve të bëjnë përballje mes personazheve që kanë një martesë dhe familje të lumtur dhe personazheve që martesa e tyre ka marrë fund dhe askush nuk ka pranuar. I pari personazh dhe i vetmi është Fatos Nano, i  cili kur është pyetur për bashkëshorten e tij, ka thënë se gjithçka ka marrë fund dhe se ai dështoi. Të gjithë e paragjykuan pas kësaj, ndërsa për mua u tregua burrë që arriti ta thonte publikisht dhe nuk vazhdoi të lëndonte gruan e tij, ndërkohë që kishte një lidhje tjetër. Sot ai vazhdon i lumtur me gruan që ka në krah”, u shpreh ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit