Eni Vasili e RTSH lë 3 muaj pa paga punonjësit e angazhuar me kontrata shërbimi

Eni Vasili e RTSH lë 3 muaj…

Punonjësit e RTSH të angazhuar me kontrata shërbimi janë 3 muaj pa rrogë. Një nga punonjësit në emër edhe të punonjësve të tjerë që nuk kanë marrë pagën, shkruan se drejtoresha e përgjithshme Eni Vasili i ka mbajtur me premtime, por në llogaritë e tyre nuk është pasqyruar rroga e 3 muajve të pa marra. Rrogën e fundit që kanë marrë punonjësit në fjalë ka qenë e muajit prill.

“Pershendetje! Ju lutem dua te denoncoj faktin qe ne RTSH te gjithe punonjesit me kontrate sherbimi nuk kam marre pagat prej tre muajsh. Eni Vasili akoma nuk ka paguar pagen e muajit prill, nderkohe po hyjme ne korrik. Ketu kam vene datat nga muaj prill deri tani vetem per kreditimet dhe data 2 prill eshte e fundit qe eshte hedhur paga. Na thone do kalojne prej kohesh dhe nuk kane bere asgjë”, shkruhet në denoncim.

Paga e fundit që është kredituar ka qenë për datën 2 prill, dhe që prej asaj kohe nuk ka pasur asnjë pagë të re.

Punonjësit e RTSH kanë ngritur shqetësimin se pas premtimeve të vazhdueshme për pagat që do të paguhen “së shpejti”, nuk është bërë asgjë. Ata thonë se i janë dhënë afate të ndryshme, por që nuk janë respektuar. Megjithatë, realiteti është se për tre muaj rresht ata nuk kanë marrë asnjë pagesë, duke u detyruar të presin në kushte të pasigurisë.

Ky ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për punonjësit, të cilët po përballen me vështirësi të mëdha financiare dhe mungesë transparence nga ana e drejtuesve të RTSH. Në këtë situatë, Eni Vasili dhe administrata e RTSH duket se nuk kanë marrë masat e duhura për të zgjidhur këtë çështje të rëndësishme.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit