Enis Bardhi merr ofertë zyrtare nga Arsenal

Enis Bardhi merr ofertë zyrtare nga Arsenal

Sipas Onda Deportiva, Arsenal ka bërë ofertë zyrtare te klubi Levante për të transferuar shqiptarin Enis Bardhi.

Me paraqitjet e tij të mira në La Liga, thuhet se mesfushori do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për trajnerin Mikel Arteta, i cili ja ka mbyllur derën dhe nuk i llogarit më shërbimet e Mesut Ozil.

Bardhi që mban numrin 10, sivjet po kërkohet edhe nga ekipe të Bundesliga si dhe nga italianët e Fiorentina, ndërsa kontrata e tij me Levante është deri në qershor 2022, me mundësi vazhdimi edhe për dy sezone.

Futbollisti 24-vjeçar sivjet ka luajtur në 26 ndeshje për ekipin, duke shënuar katër gola dhe ka asistuar tre herë në La Liga.

Aktualisht Arsenal është në vendin e shtatë të Premier League, me 46 pikë, dhe me shumë gjasa nuk do të mund të kualifikohet për në Champions League sezonin tjetër. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit