Enkel Joti nuk ia prish qejfin Skënder Lufit/ I kurseu një tender 170 Milionë, e kënaq me 100 Milionë të tjera

Enkel Joti nuk ia prish qejfin Skënder…

Në një tender e humbet, e në tjetrin i futen në xhep të gjitha paratë publike me skemën që kanë aplikuar ata që e nxorën jashtë loje. Bëhet fjalë për MONTAL e Skënder Lufit, të cilën në një artikull tonin të mëparshëm e skualifikuan nga përfitimi i Buxhetit të Shtetit, Orjada dhe Ermal Rizaj nëpërmjet aplikimit të TRUSTIT të Shëndetësisë.

Dihet se kjo është një skemë që zbatohet nga të gjithë oligarkët e shëndetësisë, përfshirë këtu edhe vetë Skënder Lufin, të cilit Enkel Joti i hoqi nga duart 170 Milionë Lekë për t’ia dhënë Rizajve. Mesa duket Joti ka vendosur mos ta lërë pa gjë Lufin e të mos i mbetet hatri që e skualifikoi, duke i dhënë kështu në tenderin e fundit 118 Milionë pasi pasi i kishte futur në xhep 170 Milionë Rizajve 3 ditë më parë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtë link)

Bëhet fjalë për tenderin të cilin do e analizojmë ditën e sotme ku fitues është shpallur Montal, ndërkohë që dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse, të cilat kanë marrë pjesë fiktivisht në garë, janë vetëskualifikuar duke ofruar 0 lekë ofertë ekonomike. Këto përmendim BIOMETRIC Albania të Artur Kadaresë dhe GP MEDICAL AL & Medikanova shpk.

Vëmë re se Artur Kadareja ka qenë pjesëmarrës edhe në tenderin ku fitues u shpallën Rizajt, duke ofruar edhe aty ofertë ekonomike me vlerë 0. Pra si duket Kadareja ka vendosur të marrë përqindjen e vet duke qenë pjesë e trusteve me të dyja palët… Kadareja ha nga të gjitha palët, duke bërë pjesën e tij të daljes borxhit me miqtë që e shpërblejnë, e duke mos prishur anë. Ky është një skenar, ndërsa skenari tjetër është që të gjithë janë bashkëpunëtorë dhe i lënë radhën njëri-tjetrit për të përfituar nga paratë publike.

Se cila skemë aplikohet më shpesh kjo ju takon ju ta gjykoni, por një gjë është e sigurt, klanet e formuara në çdo fushë të tenderimeve publike janë të frikshme dhe metodat që përdoren për të përfituar para nga taksat e shqiptarëve sa vijnë e sofistikohen, e protagonistët e këtyre skemave dalin gjithnjë të palagur./Marre nga JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit