Enkelejd Alibeaj i rikthen partinë Lulzim Bashës: Nuk do t'a drejtojë më PD-në

Enkelejd Alibeaj i rikthen partinë Lulzim Bashës:…

Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike si kryetar i komanduar. Ai u caktua nga Lulzim Basha si drejtues i përkohshëm, teksa Basha firmoste e vuloste me emrin dhe firmën e tij çdo shkresë, ndonëse deklaroi dorëheqjen nga televizori.

Partia Demokratike nuk fitoi asnjë bashki dhe doli is forcë e katërt pas PS, BF, dhe PSD-së së Tom Doshit. Në këto kushte Alibeaj pranon humbjen duke hequr dorë nga çdo post që i është caktuar nga Lulzim Basha. Aktualisht partia i mbetet Bashës dhe pritet nëse kryedemokrati do të caktojë një tjetër të komanduar apo do të rikthehet vetë në krye të partisë.

Prej më shumë se një vit kam qenë drejtues i Partisë Demokratike. Në kohën më të vështirë të saj. Zgjedhjet e 14 Majit sollën monizëm pushteti – Rama i mbajti thuajse të gjitha bashkitë që katër vjet më parë i kishte marrë pa kundërshtarë. Para një viti, kur e prita në zyrë Sali Berishën, i thashë se më të në krye, demokratët nuk kanë asnjë shans të vijnë në pushtet. Prandaj nuk mund ta ndiqja. Prandaj nuk e ndoqa dhe zgjodha rrugën e qëndresës. Ne duhet të analizojmë me seriozitet efektet e përçarjes së Partisë Demokratike në rezultatin e zgjedhjeve. Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në grupin parlamentar” – tha Alibeaj.


Më tej ai njofton se ka kërkuar mbledhjen e Kryesisë ditën e premten për të diskuuar mbi vendimet e rendësishme për drejtimin e PD-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit