Enkelejda Hoxha kërkon masë më të butë sigurie, lihet në burg

Enkelejda Hoxha kërkon masë më të butë…

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë sërish në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila u vu në pranga në muajin shkurt të këtij viti, pasi akuzohet se ka liruar të rrezikshmit nga burgu, në këmbim të parave. Hoxha depozitoi një kërkesë ku kërkoi një masë më të butë sigurie, me arsyetimin e gjendjes shëndetësore të djalit të saj autik.

“Kam djalin autik,”- mësohet të ketë theksuar Hoxha, por pavarësisht pretendimin Gjykata e Posaçme e Apelit e ka lënë në burg gjyqtaren.

Nga ana tjetër avokatët kanë kërkuar realizimin e një akti mjeko ligjor për fëmijën autik të gjyqtares. Pritet që të mbahet një tjetër seancë për të shqyrtuar aktin mjeko-ligjor të fëmijës së Hoxhës, por për momentin gjyqtarja do të vijojë që të qëndrojë në qeli.

Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por më vonë ai u la i lirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit