Entela Binjaku: Detyra e medias të përcjellë modele e vlerash, jo shthurje

Entela Binjaku: Detyra e medias të përcjellë…

E ftuar në emisionin “Intervista e ditës”, sociologia Entela Binjaku foli për pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike në shoqëri. Ajo e vuri theksin tek edukimi i shoqërisë, roli i familjes dhe shkollave.

Përdorimi i substancave narkotike është një dukuri e përhapur në shoqërinë tonë, tashmë edhe gjinia femërore është bërë pjesë e këtij fenomeni. Numri i lartë i përdoruesve është një fakt.

Cilat janë pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike në shoqëri?

Pasojat që sjell përdorimi i lëndëve narkotikë janë të shumëllojshme dhe serioze.

Pasoja janë shëndetësore. Ato prekin shëndetin fizik dhe atë mendor të përdoruesit.

Të natyrës shoqërore. Prek raportet e përdoruesit me të tjerët, në familje, në vendin e punës etj.

Pasojat janë të natyrës ekonomike, duke dëmtuar edhe ekonominë e tyre duke qenë se është e kushtueshme

Pasojat janë edhe ligjore, për sa kohë përdorimi i lëndëve narkotike është i ndaluar me ligj dhe ne kemi të bëjmë ne përditshmërinë tonë me këta persona.

 Çfarë duhet të bëjë shoqëria për ta ndaluar këtë fenomen?

Çdonjëri prej nesh, edhe pse në dukje zëri jonë është i papërfillshëm dhe sikur nuk dëgjohet, indiferenca është ajo që bën shumë më tepër dëm. Nëse do të qëndrojmë indiferentë pasojat do të preknin secilin prej nesh. Ajo që duhet të bëjmë në radhë të parë është edukimi i shoqërisë për të qëndruar sa më larg veseve.

Së dyti shkollat duhet ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë pasojat. Media duhet të përcjelli modele të mira të njerëzve, me vlera dhe norma dhe jo të përcjellë në mënyre të vazhdueshme mesazhe që pëlqehen nga te rinjtë, por në fakt i bëjnë keq asaj. Gjithashtu ne si shoqëri duhet të ngremë zërin për qendrat e rehabilitimit, kemi një numër të vogël qendrave të rehabilitimit.

Të jemi gjatë gjithë kohës vigjilent ndaj moshave të vogla, sepse ata janë nën kujdesin tonë, që ata të mos përfundojnë në rrjetat e keqbërësve.

T’i përcjellim shoqërisë mesazhet e respektit për ligjin.

 Përdoruesit flasin vetë dhe e shprehin se sa te penduar janë që u bënë pjesë e grupit të përdoruesve.

Kur një pjesëtar është përdorues, familja vuan pasojat. Si duhet vepruar në këtë rast?

Shpeshherë ata kërkojnë shkakun, pse pjesëtari i familjes është bërë përdorues i lendeve narkotike. Në momentin që familja shkëput sytë nga fëmija atëherë forca e grupit shoqëror bëhet më e madhe. Ndodh që nga kurioziteti i moshës bëhen pjesë e kësaj kategorie. Vetë familjet kur vë re se diçka nuk shkon me fëmijën e tyre atëherë te drejtohen tek mjeku specialist dhe të kërkojnë ndihmë. Sa më shpejt t’i vish në ndihmë aq më mirë është. Asnjëherë nuk duhet të heqim nga vëmendja se gjithçka nis me edukimin. / TVA NEWS

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit