Epidemia e drogës/ Kapet shqiptari, ishte furnizuesi kryesor

Epidemia e drogës/ Kapet shqiptari, ishte furnizuesi…

Prej kohësh, autoritetet në Këln të Gjermanisë ishin të shqetësuara për epideminë e drogës në zonën e njohur si Neumarkt.

Skenat ishin të frikshme. Por tashmë policia beson se ka kapur personin që akuzohet si autori kryesor i furnizimit me drogë të kësaj zone.

Ai është jnë shqiptar, që ishte i njohur për policinë për shkak se ishte kapur njëherë me letra të falsifikuara italiane.

Shqiptari 31-vjeçar u kap në flagrancë duke shitur kokainë një vajze. Pas kontrollit në banesë, atij iu gjetën edhe 120 doza kokainë dhe 1300 euro. Shqiptari pritet të dalë në gjyq.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit