Epidemiologët në protestë, nuk kanë marrë pagat e premtuara nga qeveria

Epidemiologët në protestë, nuk kanë marrë pagat…

33 epidemiologë protestuan sot pasi nuk kanë marrë pagat e premtuara nga qeveria, për mjekët të cilët kanë qenë në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Kreu i Sindikatës së Shëndetësisë, Zija Alhysa deklaroi se:

“Ditën e sotme jemi ngritur në grevë. Jemi 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike pasi ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19”

Alhysa pohoi se që prej 26 nëntorit ata nuk kanë përfituar ende pagat për punën jashtë orarit.

“Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit