Epidemiologu Alimehmeti publikon shifrat, nxjerr zbuluar ‘strategjinë’ e Ramës: S’kemi asnjë zonë të kuqe në vend

Epidemiologu Alimehmeti publikon shifrat, nxjerr zbuluar ‘strategjinë’…

Kryeministri Edi Rama vazhdon të mbajë të mbyllur shume qytete te vendit, duke shkaktuar keshtu dëme të medha ekonomike në jetën e qytetareve.

Ai flet per bashkitë e kuqe dhe ato të gjelbra, duke mbajtur kështu në fuqi një tezë qesharake.

Por epidemiologu Ilir Alimehmeti duke publikuar nje grafik thotë se asnjë bashki në vend nuk është zonë e kuqe.

STATUSI I ALIMEHMETIT

“Të gjelbër” apo “të kuq”, kjo është çështja!

Sipas vendimit normativ të Gjermanisë, që të shënohesh “zonë e kuqe” do të thotë të kesh të paktën 50 raste të reja për 100.000 banorë në një javë!

-Po përdor indikatorin e Gjermanisë, pasi për Shqipërinë nuk është bërë publik informacioni mbi indikatorin e përdorur për të caktuar një bashki të kuqe apo të gjelbër.

-Asnjë nga bashkitë e Shqipërisë nuk i përmbush këto kushte, pra të gjitha bashkitë duhet të jenë të gjelbra.

Nisur nga numri i banoreve, numri minimal i rasteve për “bashkitë e kuqe” është:

-Tirana: duhen 247 raste/javë dhe ka 21 raste (8.5%).

-Kamza: duhen 52 raste/javë dhe ka 9 raste (17.3%).

-Shkodra: duhen 100 raste/javë dhe ka 6 raste (6.0%).

-Fieri: duhen 145 raste/javë dhe ka 5 raste (3.4%).

-Kruja: duhen 30 raste/javë dhe ka 14 raste (46.7%). Kujdes këtu!

Bashkitë e çuditshme të kuqe:

-Durrësi: duhen 88 raste/javë dhe nuk ka asnjë rast (0%).

-Kurbini: duhen 23 raste/javë dhe nuk ka asnjë rast (0%).

Ndër bashkitë e gjelbra:

-Berati: duhen 61 raste/jave dhe ka 1 rast (1.6%).

Kjo është situata e javës 06-12 Maj 2020.

Megjithatë, asnjë nga bashkitë e mëdha nuk duket të jetë afër pragut kritik.

Lirimi i masave po shoqërohet me mosrritje të rasteve të reja!

Ky është një lajm shumë i mirë!

Koment: situata është dinamike dhe si e tillë duhet trajtuar. /Standard

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit