Sot shënohet 27 vjetori i krijimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftë e cila nisi me rezistencën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Ata ishin simbol për lirinë e Kosovës dhe sakrificat e tyre janë një pjesë e rëndësishme e historisë së vendit. Adem Jashari dhe familja e tij dhanë jetën në vitin 1998 në Prekaz, duke u bërë heronj kombëtarë.
Ditën e sotme më 6 mars u nderua kontributi dhe sakrifica e tyre jo vetëm nga krerët shtetëror por dhe nga qytetarë të Kosovës. Edhe organizatat e dala nga lufta bënë homazhe pranë varrezave ku prehet familja Jashari në Prekaz. Gjithashtu 111 kadetët e rinj të Shërbimit Korrektues nderuan familjen Jashari, një ditë para diplomimit të tyre.
Po ashtu, në kompleksin memorial “Adem Jashari” u vendosën emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës, një kujtim për ata që humbën jetën tragjikisht.
E drejtësia për këta fëmijë që ëndërrta iu prenë më gjysmë ende nuk është arritur.