Era dhe dallgët fundosin mjetin lundrues, shpëtojnë dy pjestarët e ekuipazhit

Era dhe dallgët fundosin mjetin lundrues, shpëtojnë…

Dy pjestarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues janë shpëtuar këtë të shtunë nga Policia Kufitare e Durrësit.

Për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë J. A., 27 vjeç dhe M. T., 64 vjeç, të dy banues në Durrës ju rrezikohej jeta në det.

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka marrë njoftim se për shkak të një defekti teknik, një mjet lundrues (çisternë uji) kishte ndaluar lëvizjen në det dhe se 2 pjesëtarëve të ekuipazhit të tij po iu rrezikohej jeta.

Mësohet se mjeti lundrues i tyre, gjatë tërheqjes nga një rimorkiator, për ta nxjerrë në radë, u fundos.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe angazhimit profesional të punonjësve të Policisë Kufitare, me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur nxjerrja në breg të detit, e të dy shtetasve, në gjendje të mirë shëndetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit