Banorë të zonës së Hasit kanë ngritur shqetësimin për dëmet e shkaktuara nga era e fortë, e cila, sipas tyre, ka rrëzuar shtylla të linjës së tensionit të lartë, duke krijuar rrezik për sigurinë dhe duke shtuar frikën për ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, kushtet e motit kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën elektrike, ndërsa banorët kërkojnë një ndërhyrje sa më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse për të eliminuar çdo rrezik.
“Përshëndetje JOQ, era e fortë po rrëzon shtyllat e tensionit të lartë në Has“, shkruan qytetari në mesazhin e tij.
Banorët shprehen të shqetësuar se situata mund të përkeqësohet nëse moti vijon me të njëjtin intensitet, duke rrezikuar jo vetëm furnizimin me energji elektrike, por edhe sigurinë e personave që kalojnë pranë zonës ku janë dëmtuar shtyllat.