Era rrëzoi kështjellën me tullumbace, humb jetën edhe fëmija i gjashtë

Era rrëzoi kështjellën me tullumbace, humb jetën…

Pas një ngjarje të rëndë në Australi, ku era rrëzoi kështjellën me tullumbace, humbën jetën 10 fëmijë të cilët ranë nga 10 m lartësi. Bilanci i viktimave është rënduar, ndërsa mësohet se ngjarja ka regjistruar edhe vdekjen e fëmijës së gjashtë. Sipas dailymail.co.uk, Chace Harrison, 11-vjeç ka vdekur 3 ditë pas aksidentit.

Ai ishte mes nëntë nxënësve që ranë 10 metra nga një kështjellë e fryrë kur ajo u shkatërrua nga një erë e fuqishme. Kujtojmë se shkolla në Devonport, Tasmaniam po organizonte një festë për të shënuar fundin e vitit shkollor.

Ndërkohë pesë fëmijët e tjerë që humbën jetën ishin 11-vjeçari Addison Steëart dhe 12-vjeçarët Zane Mellor, Jye Sheehan, Jalailah Jayne-Maree Jones dhe Peter Dodt. Një djalë u plagos dhe doli nga spitali të premten.

Komisioneri i policisë Darren Hine tha se oficerët u thirrën në shkollë pasi një erë e fortë shkaktoi ngritjen në ajër të kështjellës dhe topave të fryrë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit