Erdgys Arrazi merr leje për funeralin e fëmijëve, mjeku tregon për shëndetin mendor të Almës

Erdgys Arrazi merr leje për funeralin e…

Drejtoria e burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit të marrë pjesë në ceremoninë e dy fëmijëve. Trupi i pajetë i vajzës 8-vjeçare u gjet dy ditë më parë, teksa dje u gjet edhe trupi i djalit 3-vjeçar.

Ndërkohë, në ceremoninë mortore të vajzës 9-vjeçare Erdgys Arrazi nuk u lejua të marrë pjesë.

Këtë të martë gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” nën akuzën për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

Ndërkohë, trupi i pajetë i Alma Arrazit u tërhoq nga familjarët e saj dhe varrimi do të bëhet në Durrës, ndonëse në lajmërim ishte shënuar adresa e varrezave të Shkodrës.

Pas tragjedisë së rëndë, ka pasur një sërë opinionesh. Familja e Erdgys Arrazit deklaruan se Alma merrte kurime për shëndetin mendor, prova këto që i dorëzoj në gjykatë edhe avokati mbrojtës.

Por a vuante Alma Arrazi nga probleme të shëndetit mendor? Shefi i shërbimit të psikiatrisë komunitare në Shkodër, Gjon Preçi ka thënë se Alma Arrazi nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor.

Mjeku bëri me dije se para pak vitesh ajo ka marrë mjekim për ankthin dhe çrregullime të humorit, pro nuk ka qenë paciente me problem të mëdha psikiatrike.

Alma Arrazi ka marrë para dy vjetësh shërbimin e fundit dhe mjekimi që ka pasur nuk ka qenë për sëmundje kronike.

Nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth. Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrike se po të ishte e tillë do ndiqej nga ne dhe do kishte kartelë dhe do trajtohej. Ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar siç mund të marrë çdo kush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor”, tha mjeku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit