"Erdha nga jashtë me mall, por këtu po na vrasin fëmijët!"

“Erdha nga jashtë me mall, por këtu…

Një qytetare që ka ardhur nga jashtë vendit ka ngritur alarmin për cilësinë e produkteve ushqimore në tregun shqiptar.

Përmes një mesazhi drejtuar JOQ Albania, ajo tregon se pasi bleu një karton qumështi të paketuar, zbuloi në brendësi një gjendje të papranueshme: qumështi ishte ndarë në dy shtresa, me lëngun në pjesën e sipërme dhe një masë të trashë poshtë, duke dëshmuar qartë për prishjen e produktit.

DENONCIMI I PLOTË

“Përshëndetje JOQ!! Shikoni çfarë gjeta në brendësi të kartonit. Vijmë nga jashtë me mallin për të parë të dashurit tanë këtu, por po marrim në qafë fëmijët me këto produkte skandaloze!! A ka kontrolle këtu, funksionon ndonjë gjë?! Faleminderit.

Kartonin e hapa mbrëmë në darkë dhe tani ishte ndarë qumështi në dy pjesë, lëngu lart dhe pjesa e trashë poshtë, nuk kam fjalë!!”

Ky denoncim ngre sërish pikëpyetje mbi kontrollet e sigurisë ushqimore dhe përgjegjësinë e institucioneve për të mbrojtur konsumatorin nga produkte të rrezikshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit