“Erdhëm për pushime në Vlorë, por na çanë gomat e 6 makinave”

“Erdhëm për pushime në Vlorë, por na…

Një grup pushuesish që ndodhen në Vlorë kanë denoncuar një incident të pazakontë, ku gjashtë automjeteve u janë dëmtuar gomat me mjet prerës.

Në një denoncim të bërë në redaksinë tonë, pushuesit thonë se autorja e sulmit është një grua me emrin Tatiana Hoxhaj, e cila, sipas tyre, ka pasur edhe më herët konflikte të ngjashme me persona që kanë parkuar automjetet në zonë.

Erdhëm për pushime në Shqipëri dhe u përballëm me këtë situatë. Na janë çarë gomat e gjashtë makinave dhe tani duhet t’i paguajmë nga xhepi dëmet”, shprehen pushuesit.

Ata kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe kanë kryer denoncimin në komisariat por nga efektivët u është thënë se bëhet fjalë për një rast të përsëritur dhe se personi i dyshuar është i njohur nga policia për incidentet që shkakton pasi ka probleme të shëndetit mendor.

Sipas tyre, vendi ku kishin parkuar automjetet nuk është pronë private dhe se, sipas policisë, parkimi aty nuk përbënte shkelje. Megjithatë, sipas tyre, gruaja pretendonte se hapësira ishte e saj.

Policia na tha se nuk është problem të parkojmë aty, ndërsa zonja pretendonte se toka ishte e saj. Atëherë pse duhet të paguajmë ne dëmet?”, shprehen ata.

Pushuesit ngrenë shqetësimin se, pavarësisht denoncimit, nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete për dëmet e shkaktuara në automjetet e tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit