Erdhën nga emigrimi të tmerruar, vëllezërit e Elena Hysës: Nuk na thanë për konfliktet, do t'i mbronim

Erdhën nga emigrimi të tmerruar, vëllezërit e…

Fari dhe Erjon Hysa, vëllezërit e familjes Hysa ku ndodhi ngjarja e rëndë e vrasjes së dy grave dhe plagosjes së dy grave të tjera, nuk ishin në djeni të konfliktit me Dan Hutrën. Ata ndodheshin jashtë shtetit kur Hutra shkoi në banesën e familjes së tyre në Paskuqan dhe kreu një masakër. Debatet dhe tensionet që e motra e tyre kishte me ish-burrin, nuk u ishin rrëfyer dy djemve të shtëpisë, duke u munduar të fshehin konfliktin e hapur.

“Nuk na e kanë thënë, me idenë se gjërat do t’i rregullojnë vetë. Kanë folur vetë prindërit, nuk e di fare sesi janë bërë këto gjëra, sepse ne nuk kemi qenë këtu në Shqipëri, kemi qenë jashtë shtetit” – thotë djali i vogël i familjes Fari Hysa për Inside Story.

Djali i madh Erjoni, të cilit iu vra edhe gruaja nga të shtënat e kallashnikovit, ndihet fajtor që nuk e mbrojti dot familjen e tij. I prekur dhe me zërin që i dridhet, ai thotë se nëse do të ishte në djeni të këtij konflikti, nuk do të qendronte asnjë ditë më shumë në emigrim.

“S’jam njoftuar fare. Të ishim njoftuar nuk do ishim në Gjermani, do vinim këtu. S’kam fjalë, më janë prerë krahët” – thotë Erjon Hysa.

Elena Hysa kishte një “Urdhër Mbrojtje” nga gjykata, deri më 24 qeshor të këtij vit. Mbrojtja ka qenë thjesht në letër, pasi asnjë punonjës policie nuk ndodhej përpara shtëpisë së familjes Hysa për të parandaluar ngjarjen tronditëse. Për këtë Prokuroriaduhet të hapi një tjetër hetim, pasi nuk është rasti i parë që gratë me mbrojtje nga gjykata dhunohen apo edhe vriten nga ish-burrat e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit