
Ngjan si një skenë filmi ku gangsterat udhëtojnë të armatosur deri në dhemb nga njëri vend në tjetrin pa iu dridhur qerpiku. Ngjarja që është regjistruar sot në Aeroportin e Rinasit është një histori reale, ndoshta e bazuar në fimat aksion. Një 51-vjeçar ka udhëtuar nga Amerika drej Tiranës me një municion armësh të konsiderueshme.
125 fishekë dhe një armë zjarri pistolete mbante me vete Renato Hajmeli në momentin që u pikas në Rinas nga forcat e policisë. 51-vjeçari nuk ka pasur document përkatës për armë mbajtje teksa nuk ka mundur të justifikojë as konstatimin e policisë.

Njoftimi :
Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për të futur armë zjarri në Shqipëri. Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari që udhëtoi drejt vendit tonë, me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak me vete.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, si në hyrje dhe në dalje, më qëllim kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që mbajnë sende të kundërligjshme me vete, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm, valixhen e shtetasit Renato Hajmeli, i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në valixhen e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Armëmbatja pa leje”.