Erdhi pa zemër në Shqipëri, familja e Saimir Sulës i drejtohet Gjykatës Europiane

Erdhi pa zemër në Shqipëri, familja e…

Familja e Saimir Sulës, të riut shqiptar i cili ndërroi jetë gjatë pandemisë në një spital në Spanjë, pas shumë proceseve gjyqësore, arriti që ta transferojë zemrën në Shqipëri, por nuk kanë mundur ende që ta bëjnë testin e ADN-së, ‘për mungesë provash’. Familja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare që të dërgojnë një mostër të zemrës në laboratorë të tjerë evropianë për analiza, por vendi ballkanik refuzon, ‘pa dhënë shpjegime të mëtejshme’.

Përballë kësja situate, e motra e Saimirit, Majlinda Sula në një intervistë për median spanjolle ka thënë se do ta transferojnë çështjen në gjykatën e Strasburgut.
Nuk kanë mundur ta ndajnë zemrën nga formalina, një kimikat që përdoret për të ruajtur organet dhe indet, sepse teknikisht nuk munden dhe kjo e ka bërë të pamundur kryerjen e testit”, denoncon motra që kërkon vetëm t’i japë fund makthit që po zgjat prej katër vitesh.
Sipas avokatit të familjes Carlos Sardinero, familja ka gjetur laboratorë në Bruksel dhe Vjenë në të cilat do të mund të kryenin testin për ADN-në e zemrës. Në ditët në vijim familja do ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si opsion i fundit pasi Gjykata Kushtetuese refuzoi ankesën e familjes për mbrojtje.

31-vjeçari Saimir Sula humbi jetën më 9 maj të vitit 2020 pasi shkoi me temperaturë në spital, për të kryer një test PCR, por nuk doli më prej atij spitali.
Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës ka regjistruar një procedim penal për veprën penale të dyshuar të blerjes dhe shitjes së paligjshme të organeve, parashikuar në nenin 89 i Kodit Penal Shqiptar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit