Erdogan “bën namin” me ambasadorët e huaj, shpall 10 persona non-grata

Erdogan “bën namin” me ambasadorët e huaj,…

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar që 10 ambasadorë, përfshirë ata nga SHBA, Gjermania dhe Franca, të shpallen persona ‘non grata’. Ky vendim erdhi pas kërkesës për lirimin e filantropistit Osman Kavala.

Ky i fundit është në burg prej katër vitesh, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në vitin 2013 dhe për përfshirje në një grusht shteti të dështuar në vitin 2016. Ndërsa Kavala vazhdon të mbetet në paraburgim, gjyqi i tij vazhdon dhe i mohon akuzat.

Në një fjalim të tij, në qytetin veriperëndimor Eskisehir, Erdogan tha: “I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të jashtëm dhe i thashë se çfarë duhet të bënte: Këta 10 ambasadorë duhet të shpallen menjëherë të padëshiruar. Ata duhet ta njohin dhe ta kuptojnë Turqinë. Në momentin që nuk e njohin dhe nuk e kuptojnë Turqinë, ata duhet të largohen”.

Interesit të mediave për këtë deklaratë të Erdogan, Ambasadat e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk u janë përgjigjur ende.

Sakaq Këshilli i Evropës i ka kërkuar Turqisë që t’i kushtojë vëmendje vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të liruar Kavalën, i cili tashmë ndodhet në pritje të gjyqit të radhës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit