Erdogan dhe Michel tregohen ‘maskilistë’ me Ursula von der Leyen, i zënë karriget

Erdogan dhe Michel tregohen ‘maskilistë’ me Ursula…

Një moment shumë larg skenës së ”xhentëlman”-ëve është shënuar gjatë një takimi zyrtar që ka pasur presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, me dy presidentëve të Bashkimit Europian, Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kjo e fundit nuk kishte një vend ku të ulej, për shkak se dy burrat i kishin zënë vendin në karriget që ishin vendosur aty.

Presidentja e KE Von der Leyen qëndroi duke i vështruar ata, bëri një gjest me dorën e ssj të djathtë dhe u duk se tha “um” ose “ehm”.

Organizatorët e takimin i ofruan asaj që të ulej në një divam që ishte rreth 12 metra larg, përballë Ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, i cili zë një gradë me status më të ulët në protokollin tipik diplomatik.

Një anëtar tjetër i Parlamentit Evropian,  ligjëvënsi Hollandez Sophie in ‘tVeld, vuri në dukje se në takimet midis  Erdogan dhe palës së mëparshme të E.U. presidentët, të cilët ishin të dy burra të tre udhëheqësit ishin të ulur pranë njëri-tjetrit, në karriget ekuivalente.

Por pavarësisht incidentit që u shënua, të tre udhëheqësit më pas pozuan së bashku në fotografitë zyrtare të takimit.

Pas takimit, Von der  Lyen nuk  përmendi direkt incidentin, por shprehu shqetësimin për të dhënat e Turqisë mbi të drejtat e grave .

“Unë jam thellësisht e shqetësuar për faktin që Turqia u tërhoq nga Koventa e Stambollit, dhe kjo ka të bëjë me mbrojtjen e grave dhe mbrojtjen e fëmijëvë nga dhuna , ky është një sinjal i gabuar tani”, deklaroi për gazetarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit