Erdogan bisedë telefonike me Thaçin dhe Vuçiç

Erdogan bisedë telefonike me Thaçin dhe Vuçiç

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë njoftoi se Presidenti i Turqisë, Erdoğan zhvilloi biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Kosova dhe Serbia. 

Theksohet se Recep Tayyip Erdoğan diskutoi për zhvillimet rajonale dhe hapat për të forcuar marrëdhëniet me presidentin e Kosovës Thaçi dhe atë serb Vuçiq shkruan AA.Cumhurbaşkanı Erdoğan, Thaci ve Vucic ile telefon görüşmesi gerçekleştirdi

Mësohet se tre liderët u pajtuan të vazhdojnë konsultimin mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale dhe bashkëpunimin e ngushtë.

Javën e kaluar pala kosovare dhe ajo serbe u takuan në një dialog dy-ditor të ndërmjetësuar nga presidenti Trump dhe administrata e tij në Washington ku ranë dakord për të normalizuar lidhjet ekonomike duke firmosur dhe marrëveshje.

Serbia në bazë të marrëveshjes ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në Jeruzalem. Izraeli njohu Kosovën dhe ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhë të vendoset lidhja diplomatike mes dy shteteve.

Cumhurbaşkanı Erdoğan, Haşim Thaçi ve Aleksandar Vucic ile görüştü

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit