Erdogan ‘hahet’ dhe me një fëmijë, qëllon në kokë vogëlushin që i preu shiritin e inagurimit, video-ja pushton rrjetin

Erdogan ‘hahet’ dhe me një fëmijë, qëllon…

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan po pushton rrjetet sociale me veprimin e kryer ndaj një fëmije në një ceremoni inagurimi.

Fëmija, i cili po mban në dorë shiritin e inagurimit, e pret atë përpara se ta bëj një gjë të tillë Erdogan.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, kjo gjë duket se e acaron së tepërmi presidentin turk, i cili e qëllon djalin e vogël në kokë.

Më pas Presidenti i Turqisë shihet të flasë dhe me dy vajzat që ndodhen anash të voglit, ndodhta duke i kërkuar llogari për shiritin e prerë.

Fëmijët nisin të qeshin, por fytyra e djaloshit pas goditjeve në kokë, tregon se nuk i shijoi dhe aq ai moment.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit