Erdogan heq nga tregjet turke pijet Coca-Cola dhe Nestle, dyshohet se mbështesin Izraelin

Erdogan heq nga tregjet turke pijet Coca-Cola…

Konflikti midis Izraelit dhe Palestinës tashmë është zgjeruar përtej politikës së shteteve të mëdha dhe liderve botëror. Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe kompanitë që kanë një ndikim të madh në ekonominë botërore, por që janë financuese të qeverive të ndryshme. Turqia dyshon se Nestle dhe Coca-Cola mbështsin Izraelin, dhe për këtë Ergogan ka marrë disa masa drastike.

Parlamenti turk nuk ka lejuar produktet e Nestle dhe Coca-Cola të shiten në markete, restorantet, apo pikat e ndryshme. Dyshohet se këto kompani mbështesin Izraelin, referuar një qëndrimi zyrtar dhe një burimi rreth dy kompanive.

“Produktet e kompanive që mbështesin Izraelin nuk do të shiten në restorantet, bar kafetë dhe shtëpitë e çajit në kampusin e parlamentit” – tha Asambleja e madhe kombëtare e Turqisë pa identifikuar kompanitë.

“Mbështesim ndjeshmërinë publike në lidhje me bojkotimin e produkteve të kompanive që kanë deklaruar hapur mbështetjen e tyre për krimet e luftës të Izraelit për vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Gaza” – tha Presideti i Asamblesë së madhe kombëtare të turqisë Numan Kurtulmus mbi vendimin e marrë.

Kjo lëvizje e parlamentit turk është lëvizja e parë e ndërmarrë nga një qeveri për të targetuar kompanitë e mëdha që kanë mbështetur Izraelin në luftën kundër Palestinës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit